Si ra KMSH ne duart e Gylenisteve – Retrospektive

Besnik Sinani
Meqenese eshte rihapur keto dite debati mbi KMSH-ne, ja vlen te kujtojme disa zhvillime qe tregojne se si u arrit ne gjendje qe KMSH eshte sot.
Momenti kyc per tu kujtuar eshte 11 Shtatori, qe solli vemendjen globale tek financat e organizatave misionare te sponsorizuara nga Arabia Saudite dhe vende te tjera te Gjirit. Por teksa e gjithe ky zhvillim global mori rruge, pati nje zhvillim lokal qe ishte determinant: Vrasja e rahmetlise, Sali Tivarit ne 2003. Eshte e turpshme qe sot e gjithe diten KMSH-ja nuk ben thirrje te perditshme shtetit qe te zbardh vrasjen e te ndjerit.
Mendimi dominant i besimtareve myslimane mbetet se Sali Tivari u vra nga mafia e ndertimeve, duke qene se nuk pranonte shitjen e tokes vakef ku sot eshte ndertuar nje nga kullat me te medha te qendres se Tiranes, e cila ka varrosur brenda edhe varrin e themeluesit te qytetit, Mustafa Pashe Bargjinit. Megjithate, u perdor konteskti I “luftes kundra terrorit” qe te adresohej vrasja tek ekstremistet, u bene ca arrestime e leshime, nuk u denua askush, dhe nuk u tha asnjehere se kush ne fakt e vrau Sali Tivarin.
Gjendja e krijuar u shfrytezua per te sjelle ndryshime ne KMSH, sidomos per largimin dhe mbylljen e shume shoqatave me financim nga vendet e Gjirit Persik, nder to el-Haramejni, Tradita, etj. Njekohesisht filloi kerkimi per nje kryesi te re. Nje rol jetik do lunate nje zyrtar I ri I sapo – mberritur ne KMSH, qe ne mos gaboj kishte qene I burgosur per vrasje (Z. D.). Ne te njejten kohe, ne 2004, vdes nje figure ikone e Islamit shqiptar te post-Komunizmit, Hafiz Sabri Koci (el-Fatiha per shpritin e tij).
Ka qene e perfolur se nga vete zyra e Fatos Nanos, ne ate kohe kryeminister, kane ardhur direktiva qe ne krye te KMSH te vendosej I ndjeri Selim Muca. Ne 2005, Krye-Myftiu Bledar Myftari jep doreheqjen mbasi kercenohet me jete qe te leshoheshin trojet vakef per ndertime te mafias se ndertimeve. Kryetari I KMSH, Selim Muca dhe administrata e re qe po merte forme rrefuzojne qofte edhe ta mbrojne publikisht. Prokuroria gjithashtu rrefuzoi qe ta mbronte.
Nderkohe, ne kontekstin nderkombetar te ngjarjeve te “luftes kundra terrorit”, kerkohet nje udheheqje e “myslimaneve te mire” kundra “myslimaneve te keqinj”. Qartazi, manaxhimi i fese ne nje vend europian nuk mund ti lihej entiteteve qe dyshoheshin per lidhje me terrorizmin. Ne ate kohe, islamistet e Turqise, me ne krye Erdoganin, konsideroheshin partnere te besueshem te SHBA, dhe I jepet kjo hapesire nje prej organizatave partnere te Erdoganit, Levizjes Gylen.
Ilir Kulla, ne ate kohe kryetar I komunitetit te kulteve, propozon nevojen e krijimit te nje universiteti te dijeve islame qe mos kete me student qe shkojne te shkollohen ne vendet arabe. Prej ketu lind Universiteti Beder.
Sic e kam thene dhe me pare, gylenistet e kane paraqitur veten qysh ne fillim si myslimanet e mire, te moderuar qe ruajne shoqerine nga ekstremistet. Gylenisteve u duhen “ekstremistet” se perndryshe ata nuk kane funksion. Universiteti Beder mbeti perhere nga ana teologjike nje institucion I deshtuar, qe nuk e ka luajtur kurre rolin qe supozohej te luante. Nderkohe, vazhdon shkollimi ne vende si Saudia, jo me Universitetin e Medines, por ne vende si Kasim.
Ky profil I KMSH se sotme eshte rjedhim I disa politikave specifike globale e lokale, e disa interesave specifike ekonomike te lidhura me korrupsionin e vendit. Ne postime te para ca diteve kam vene ne dukje qe keto debate rreth KMSH kane qene prezente edhe 10 vjet me pare. Atehere, cfare ka ndryshuar qe te mund te besoje njeri se do kete ndonje ndryshim?
Sigurisht KMSH nuk perfaqson besimtaret sepse nuk ka qene asnjehere qellimi I saj ta bente kete gje. Ajo nuk perfaqson qendrimet e brendshme sepse nuk ka patur kurre mundesine te tejkaloje dobesine e vet te trasheguar, ne fillim e varur nga financa arabe, e me vone turke, ne te dyja rastet me aprovim perendimor. Profili I saj ka patur perhere ndikim shtetror dhe mbikeqyrje shtetrore. Institucionet e saj, nga medresete tek universiteti, kane deshtuar sepse nuk paten asnje nga elementet e nevojshem per sukses.
Ndoshta shpresa ishte tek nje rritje e presionit turk per largimin e gylenisteve, pas armiqesimit te partnereve te dikurshem Gylen dhe Erdogan. Probabilisht presioni turk nuk eshte mjaftueshem I fuqishem per te sjelle kete ndryshim. Ndoshta analisti egjiptian qe tha “Turqia ka ambicje prej Ferrari me potencial Fiati” mund te kete patur te drejte.
Per rjedhoje, c’do lloj diskutimi per te ardhmen institucionale te bashkesise myslimane duhet te mare parasysh qe gjendja e sotme eshte produkt interesash nderkombetare dhe vendimesh qeveritare.
Mbas doreheqjes se detyruar te Myftiut Bledar Myftari, nje nga myslimanet me te mencur te cilit nuk po I permend emrin, propozoi qe mos adresohej me vemendja tek KMSH, por te krijohej nje institucion I pavarur, gjithe-perfshires. Ndoshta po te ishte nisur puna atehere, sot do kishte nje tjeter realitet. Por dilemma eshte e njejte, duhet menduar per alternativa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne