“Ska kapacitete për fluksin e lartë”, Autoriteti i Aeroportit detyron qytetarët të paraqiten 3 orë para fluturimit!

Në mungesë të kapaciteteve për të përbaluar fluksin e pasagjerve në këtë muaj, autoriteti i Aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka xjerrë një urdhër për qytetarë.

Në vendim, Autoriteti detyrin pasagjerët që duan të largohen nga  vendi përmes Aeroportit duhet të paraqitet mbi tre orë përpara kohës së futurimit.

Me justifikimin për të shmangur radhët, autoriteti dëshiron të marrë kohë nga ajo e qytetarëve në vend që të shtojë kapacitetet e saj.

Njoftimi i plotë i Autoritetit

Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator.

Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.

Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe presim t’ju shërbejmë gjatë udhëtimit tuaj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne