Kryeministri Edi Rama shënoi një tjetër skandal diten e sotme.
Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat. Ndaj gazetares nuk është hera e parë që përdor dhune Kryeministri Edi Rama.
DEBATI
Ambrozia Meta:A do të jetë e njëjta kontratë në Sazan si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…
Rama: Latinët kanë një shprehje: Padija nuk është argument.
Ambrozia Meta: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët…
Rama: Shqiptarët nga gjithçka që ne po bëjmë, po fitojnë në këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.
Ambrozia Meta:A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?
Rama:Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.
Ambrozia Meta: A po mendoni që t’i falni taksat?
Rama nuk i përgjigjet
Ambrozia Meta: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama: Shko shifi,
Ambrozia Meta: Jo, ju lutem, mos më prekni më!/gazetaimpakt