Skandal Qeveritar/ Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit pa energji elektrike, qindra pasagjerë mbeten në errësirë

Një skandal qeveritar ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Qindra pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit kanë mbetur në errësirë mbrëmjen e sotme pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike.

Mësohet se prej disa minutash në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” energjia mungon, ndërsa shkaku për këtë incident ende nuk dihet. Në video që janë bërë virale në Internet shfaqen shumë pasagjerë të cilët ndodhen në ambiente të ndryshme të aeroportit, në pritje të fluturimeve të tyre.

Ky është pasyshim një skandal qeveritar, që aeroportin kryesor të vendit e lenë pa energji elektrike dhe qytetarët i lënë të presin pa u dhënë asnjë shpjegim për vonesën në fluturime. Kryeministri Mafioz Edi Rama i dha me koncension Aeroportin e Rinasit Shefqet Kastratit dhe tani fikja e dritave do të shërbejë për qëllime të errëta të tyre./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne