EBA shpreh shqetësim rreth pasojave nga sulmet në Detin e Kuq

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) shprehën shqetësime të mëdha lidhur me pasojat e sulmeve ndaj anijeve detare në Detin e Kuq, duke e cilësuar atë “një kërcënim të papranueshëm” për sigurinë e rajonit. “EBA shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me pasojat e sulmeve në lundrimin detar në Bab Al-Mandab dhe Detin e Kuq”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Gjithashtu theksohet se “sulmet përbëjnë një kërcënim të papranueshëm për tregtinë ndërkombëtare, sigurinë e rajonit dhe interesat ndërkombëtare”. Ministria theksoi “rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë së rajonit, si dhe të interesave të vendeve dhe popujve të tij, në kuadrin e ligjeve dhe normave ndërkombëtare”. Deklarata erdhi pasi SHBA dhe Britania e Madhe nisën sulme ushtarake në Jemen mbrëmë vonë, pas një varg sulmesh të Huthive në Detin e Kuq.

Rebelët Huthi thotë se shënjestrojnë anijet e lidhura me Izraelin në solidaritet me popullin e Gazës. Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq ridrejtuan pjesën më të madhe të tregtisë që rrjedh përmes arteries detare vendimtare për mallra dhe furnizime me energji, duke vonuar dërgesat dhe duke rritur kostot e transportit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne