SKANDALI: Ilir Meta i ka ofruar për 300 mijë euro përmes Fahri Balliut, dekoratën e lartë Sulejman Rexhepit, kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë

Sulejman Rexhepi, ish- kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut ka botuar librin e tij me kujtime, ku mes të tjerash ka një dëshmi të rëndë kundër ish- presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Ai dëshmon se si Ilir Meta përmes Fahri Balliut i ka ofruar një dekoratë të lartë për 300 mijë euro.

Ish- kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut e ka pas të nevojshme dekoratën për shkak të imazhit të tij pro grupeve radikale islame.

Ai tregon me imtësi detajet se si i janë ofruar dhe për mënyrën se si duhen paguar këstet e dekoratës ndaj Fahri Balliut. “Nëse e do nevoja Ilir Meta do të vie edhe në Shkup dhe në sy të shkijeve do të ma dorëzojë dekoratën presidenciale. Çmimi për blerjen e dekoratës tashmë ishte caktuar, fiks 300 mij euro, kurse ceremonia spektakolare që do të përgatitej me këtë rast do të kushtonte minimum edhe nja 120 mij euro!”

Në libër po ashtu tregon se si Fari Balliu ka dashur ta shmang Ilir Meten nga kontakti direkt.

‘Fahri Balliu më tërhoqi në një kënd dhe më tha që, mos të rri e mos ta takoj shum Ilir Metën, sepse, edhe ashtu është shumë i dyshimtë. Mileti do të pyesi se, çfarë i lidhë Ilir Metën me Sulejman Rexhepin? Prej kur këta dy shokë? Edhe ashtu është nën llupën amerikane si njeri më i korruptuar në vend, prandaj, gjithçka që më duhet prej tij duhet të shkojë përmes Ferdinandit dhe meje, më tha Balliu.’

Në libër po ashtu ka një dëshmi tjetër se si një diplomat shqiptar dhe një tjetër gazetar që ndjek aktivtetet fetare i kanë shitur një dekoratë nga ish- presidenti Trump, dhe kjo për t’i rregulluar “imazhin”.

Rrëfimi i ish- kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë Veriore, ngjan tepër i sinqerte dhe i mbushur me detaje. Ky është një rast i pastër për SPAK dhe për dosjen nën hetim të Ilir Metës./shqiptarja

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne