Islamofobi, Kryeministri Edi Rama së bashku me Islamofobin në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë ndaluar organizimin e protestës kundër vizitës së Presidentit Izraelit Isaac Herzog në Tiranë dhe Komunitetit Musliman Shqiptar për qëndrimit që mbajti ndaj kësaj vizite ku nënkryetari Taulant Bica shtërngoi duart me presidentit e vendit gjenocidial që po kryen shfarrosje në Palestinë.
Ndonëse leja e organizatorëve ishte kërkuar sipas dispozitave ligjore në fuqi, policia e Edi Ramës nuk dha leje për mbajtjen e protestës sot përpara godinës së KMSH, e kërkuar të zhvillohej në orën 16:30.
Lajmin e refuzimit të kërkesës nga ana e Policisë së Tiranës e dha Shoqata “Mexhlisi”.
Kujtojmë që protesta u thirr nga muslimanët dhe organizata të shoqërisë civile për të kundërshtuar pritjen që shteti shqiptar dhe politikanët islamofobë i bënë Presidentit Izraelit Isaac Herzog dhe veçanërisht takimi me shtërngim duarsh mes nënkryetarit të KMSH, Taulant Bica me Herzog Që ishin bërë bashkë me ftesë të Erion Veliajt.
Ky takim ngjalli pakënaqësi në radhët e muslimanëve të cilët e kundërshtuan shtërngimin e dorës me Presidentin e vendit gjenocidial që po vret çdo ditë muslimanë të Pavafajshëm në Gaza.
Megjithatë, pavarësisht anulimit të protestës së sotme, organizatorët thonë se nuk do të dorëzohen por protesta do të mbahet një ditë tjetër.
Njoftimi i “Mexhlisi”
Policia nuk lejon organizmin e protestës së Mexhlis për Palestinën
Policia nuk ka lejuar protestën për Palestinen e ditës se Premte, 20 Shtator, më arsyetimin se atë ditë policia është e angazhuar me masat e sigurisë në një protestë tjetër dhe masa sigurie të tjera dhe ka kërkuar që protesta të shtyhet në një ditë tjetër të afërt.
Nuk e kuptojme nëse policia ka ndonjë arsye tjetër apo urdhër politik për këtë ndalim, por i bëjmë me dije se sado përpjekje të bëjnë për të dekurajuar protestat kundër gjenocidit ne Palestine dhe kundër shtrëngimit të dorës të të pafytyreve dhe të dyfytyrëve me barbarinë, ata nuk do munden të arrijnë këtë.
Pas konsultimeve me grupin organizativ të protestës u vendos që protesta të shtyhet në një ditë të afërt e cila do të bëhet publike së shpejti./GazetaImpakt/