Skandali te Spitali Onkologjik, qytetarët sërish protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, pas skandali te Spitali Onokologjik ku mjekët orientonin te spitalet private pacientët e sëmurë me kancer.

Gjatë protestës së sotme është ngritur dhe shqetësimi i mungesës së medikamenteve për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda.

Kujtojmë se nga hetimet e Prokurorisë së Tiranë u zbulua se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private.

Gjithashtu janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Në skemën abuzive, sipas prokurorisë Tiranë, janë përfshirë funksionarë dhe mjekë, ndërsa të martën u lëshuan disa masa sigurimi personal me “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitjeje” për ta./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne