SKOLIOZA E HISTORISË SË SHQIPËRISË

Metoda zhvendosëse “gozhda del me gozhdë” e sektit rilindje
Nga ARTUR SHKURTI
Drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”
Tiranë, më 18 shtator 2026
Mos iu afro dhelpërisë,
Po së drejtës iu nis pas
Në dëgjofsh fjalët e mia
Do të jesh gjithnjë në gas.
NAIM FRASHËRI
Bagëti e Bujqësia, 1886
Duke lexuar komentin me shumë vend të studiuesit Auron Tare mbi monumentin e Teutës, realizuar nga Marin Mema, bëmë një kërkim të shpejtë për mbretërit ilirë dhe meritat e tyre. Na doli se më pak se kushdo, ishte pikërisht Teuta, e cila me reagimin e saj, mund të quhet e pabesë (sipas Polibit), shkaktoi Luftën e parë të Romës ndaj ilirëve, të cilën e humbi me pasoja të rënda. Vrasja e të dërguarit të Romës, është njësoj si sot të vrasësh një ambasador. Vetë mbretërimi i saj ka qenë veç dy vjet (230-228 pes), dhe në të vërtetë ishte “zëvendëse” (regjente), dhe jo realisht një mbretëreshë. Shumë më të famshëm e më të zotë sesa ajo kanë qenë Bardhyli, Glauku, Agroni etj. Nuk ka asnjë dyshim, që Marin Mema e di se kush tjetër nga mbretërit ilirë ka patur merita. Ndaj mbetet të analizojmë kirurgjinë edukative që siguron Teuta “humbëse”.
Dëmi nuk qëndron tek vetë monumenti i Teutës (le të jetë), por tek metoda zhvendosëse që përdoret dhe që e përmbledhim me “gozhda del me gozhdë”, pra “merita e madhe zvogëlohet duke zmadhur meritën e vogël”.
Në këtë mënyrë futet në kurth analiza e nderimi historik, krenaria bëhet torollake, frymëzimi bëhet idiot.
Publiku nuk do ta kuptojë dot “efektin Teutë” pa kuptuar çfarë ka ndodhur më parë me të njëjtën metodë.
Sekti “rilindje” synon të zhvendosë rëndësinë e ngjarjeve, duke çorientuar sistemin edukativ shqiptar.
E NJËJTA METODË “GOZHDA DEL ME GOZHDË” ËSHTË PËRDORUR MASIVISHT NGA SEKTI
1. Me ligj 27/2018 iu hoq statusi “Muze Kombëtar i Arsimit” “Mësonjëtores së parë shqipe” në Korçë.
Me VKM 146 datë 10 mars 2021 “U mbyll “Mësonjëtorja” dhe u hap mbi të Muzeu lokal i arsimit Korçë, të cilit nuk iu la asnjë detyrë trashëguese e “Mësonjëtores së parë shqipe” 7 mars 1887 dhe as e sistemit arsimir të Rilindjes Kombëtare. Me ligj 17/2024 u caktua festë zyrtare 22 nëntori 1908 (Kongresi i Manastirit) dhe jo 7 marsi 1887. Në këtë mënyrë Korça u shkombëtarizua dhe u shpronësua nga Rilindja Kombëtare dhe po fillon të pronësohet “si rastësisht” me “narrativën e Institutit Protestant” i cili synon konkurrencën e narrativës sonë kombëtare, duke devijuar të vërtetën e sistemit arsimor kombëtar përmes narrativës që Familjes Qirjazi. Rëndësia kombëtare iku nga Korça dhe po “emigron” në Manastir, dhe rëndësia e brezit të parë të Rilindjes Kombëtare (Naimi, Samiu, Pashko Vasa, De Rada etj) dhe e shekullit 19 të zhvendoset drejt brezit të dytë Mithat Frashëri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi etj.
2. Naim Frashërit i hiqet titulli “Poet Kombëtar” me ligjin 93/2022 dhe Kuvendi i Shqipërisë megjithëse lajmërohet për këtë (u bë në fshehtësi dhe pa rënë në sy) nuk merr parasysh kërkesën e shkollës “Udha e shkronjave” për hetimin e dëmtimit të Naim Frashërit dhe Rilindjes Kombëtare. Në vend të Naim Frashërit tashmë shteti shqiptar synon të na ofrojë Nënë Terezën e cila mund të ndikojë diçka “formimin global” por nuk ndikon thuajse aspak “edukimin kombëtar” ku autor kryesor është Naim Frashëri. Saktësisht në këtë kohë, për të vënë në punë metodën “gozhda del me gozhdë” qeveria socialiste “tundon” të bijën e Lasgushit që të kërkojë Muze për Lasgushin, por (vini re) me status “Muze Kombëtar” (që tashmë nuk e kishte Mësonjëtorja e Naim Frashërit) dhe muzeu të mbante titullin “Lasgushi Poet i Kombit” që e bija e kërkonte për të zëvendësuar Naim Frashërin, kur vetë Lasgushi ia ka bërë monumentin më të madh Naim Frashërit.
Intersante se si Marin Mema dhe i gjithë sekti i gazetarëve nuk interesohet për dëmtimin e Naim Frashërit.
3. Qeveria socialiste, kundër anëtarësisë së vet komuniste, sjell në atdhe eshtrat e Kryetarit të Ballit Kombëtar, Mithat Frashëri. U duk se Qeveria Rama kishte “simpati”. Në fakt, ishte pjesë e luftës ndaj Vëllezërve Frashëri. Pra meqë do të godasim Naim Frashërin, po e trashgim nderimin duke sjellë Mithat Frashërin. Kështu nuk do të bjerë në sy që shqiptarëve po ua godasim Naim Frashërin, nuk do të bjerë në sy dëmi që do t’i vijë Naim Frashërit me konceptin politik Shtet Bektashi.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne