Në marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për strehimin e emigrantëve, përfituese nuk është vetëm Italia por edhe BE.
Duke ju përgjigjur kritikuesve të marrëveshjes, se do të dëmtohet turizmit, juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për ‘Studio Live’ në Report Tv tha se qytete në vende të BE-së kanë 500 mijë kampe refugjatësh. Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj, se në dy pika turistike shumë të frekuentuara në Shiqipëri, siç është Gjiri i Lalëzit dhe Lezha ka dy kampe refugjatësh dhe nuk e pengojnë aspak turizmin.
Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri nuk është përfituese vetëm Italia por edhe BE. 90% e emigrantëve afrikanë që vijnë në detin Mesdhe nuk kanë në destinacion Italinë apo Greqinë, por e kanë portën e parë të BE-së. Kanë si qëllim të shkojnë ku është tregu i punës. Përfituese në këtë zgjedhje në këtë formulë është e gjithë BE dhe kjo është arsyeja se shtete e BE-së mbështesin këtë projekt. Shqipëria po trajtohet si vend i BE.
Të gjithë ata që thonë do të shkatërrohet turizmi lezhjan unë do t’i them disa fakte. E para në dy zona turistike shumë të zhvilluara në Shqipëri, janë dy zona që kanë kame. E para është Gjiri i Lalëzit, ku ndodhet kampi i muxhahedinëve. Në Lezhë nuk kanë kryer asnjë krime emigrantët afganë dhe nuk janë bërë pengesë për zhvillimin dhe bumit turistik. Të gjitha ata thonë se do të shkatërrohet Lezha apo Gjiri i Lalëzit janë mashtrues amatorë. Sot në BE në qytete kryesore të Europës.
Në Berlin, në Marsejë, Nicë në Austri, në qytete kryesore, janë afro 500 mijë, gjysmë milioni kame emigrantësh. Jo ne periferi dhe të izoluar, por në qendra të hapura dhe nuk është shkatërruar as turizmi, spanjoll, as britanik, as holandez, as gjerman, është një gënjeshtër e madhe të futen nota racizmi.’- tha Spahiu.
Spahiu teksa ka komentuar emisionin nw Rai 3 për Shqipërinë, u shpreh se mafia shqiptare pastron 1000 herë më shumë para në SHBA dhe vende të BE-së se sa në Shqipëri. Spahiu theksoi se Shqipëria mund të ketë mafie, por kurrë krimi shqiptar nuk mund të arrijë nivelin mafioz të Cosa Nostras dhe të Camorras./report.tv