SPAK i kërkon Kuvendit autorizimin për heqjen e lirisë ndaj Sali Berishës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka dërguar kërkesë Kuvendit për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndaj Berishës kërkohet një masë tjetër nga ajo e detyrimit me paraqitje, duke kërkuar masë më të ashpër arrestimin e tij.

Kërkesa pritet të shqyrtohet nga Komisioni i Mandateve. Berisha refuzoi të paraqitej në SPAK, në tri datat e caktuara: 6 nëntor,  20 nëntor dhe 4 dhjetor, duke e quajtur sulm politik të “SKAP-it të partisë”.

Kërkesa e drejtuar nga Altin Dumani

E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!
‘Të nderuar Deputetë të Kuvendit!

Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë giygësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shterit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e proçedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Githashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse./tpz

SPAK i kërkon Kuvendit autorizimin për heqjen e lirisë ndaj Sali

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne