Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Izraeli duhet të marrë të gjitha masat e mundshme për të parandaluar dëmtimin e civilëve.
Sipas një deklarate nga Departamenti amerikan i Shtetit, Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me Benny Gantz, anëtarin e kabinetit të luftës së Izraelit dhe ish-ministër i mbrojtjes. Në bisedë palët diskutuan lehtësimin e rikthimit të pengjeve në mënyrë të sigurt, rritjen e niveleve të ndihmës humanitare në Gaza dhe përpjekjet që vazhdojnë për të parandaluar përhapjen e konfliktit.
Blinken ka theksuar se duhet të ndërmerren menjëherë hapat pozitivë për pakësimin e tensionit në Rripin e Gazës dhe që Izraeli të marrë të gjitha masat e mundshme për të parandaluar dëmtimin e civilëve. Gjithashtu sekretari Blinken u shpreh se SHBA-ja vazhdon vendosmërinë e saj për hedhjen e hapave konkretë në drejtim të realizimit të një shteti palestinez./AA