Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë për autorizimin e heqjes së mandatit ose arrestimit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim për disa çështje të dyshuara korruptive.
Në njoftimin zyrtar, SPAK bën me dije se Balluku është marrë e pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit për “Ndërtimin e tunelit të Llogarasë”.
Po ashtu, ajo ka marrë statusin e personit nën hetim edhe për dyshimin e kryerjes së së njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi, konkretisht për projektet:
– “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja–Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
– “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri, Loti 2”;
– “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri–Shkozë, urat mbi lumin Tirana”;
– “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 4”;
– “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 5”;
– “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 6”;
– “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 7”./gazetaimpakt


















