Stërvitja e ushtrisë sioniste në veri të Bregut Perëndimor

Ushtria e regjimit sionist njoftoi se ushtarët e këtij regjimi do të zhvillojnë një stërvitje në rajonin “Al-Aghëar” që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, ushtria izraelite përmes një deklarate njoftoi se stërvitja ushtarake do të fillojë të martën në mesditë në Luginën e Jordanit dhe pritet të përfundojë mesditën e së mërkurës. Ushtria izraelite nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë stërvitje. Duket se ushtria sioniste është e shqetësuar për tensionet në kufirin me Libanin, veçanërisht nën hijen e paralajmërimeve të lëvizjes Hezbollah. Ndërkohë, forcat palestineze të rezistencës kryen teste të reja raketore për të forcuar aftësitë e tyre ushtarake dhe theksuan gatishmërinë e tyre për të përballuar çdo agresion të regjimit sionist dhe për t’iu përgjigjur krimeve të këtij regjimi ndaj kombit palestinez. Numri i testeve të raketave nga forcat e rezistencës është rritur shumë javët e fundit, gjë që tregon zhvillimin dhe përmirësimin në rritje të raketave të tyre dhe projekteve të reja raketore. Në disa raunde të betejave të kaluara, raketat e rezistencës kanë dëshmuar efektivitetin e tyre në paralizimin e jetës së sionistëve në territoret e pushtuara. Muajt ​​e fundit, regjimi sionist, nga frika e përgjigjes së rezistencës ndaj çdo aventure të këtij regjimi, ka nisur të zhvillojë stërvitje të shumta në frontin e brendshëm dhe në kufijtë e Palestinës së pushtuar./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne