Vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor, këta janë 5 gjyqtarët që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë

Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë, për zgjedhjen e dy gjyqtarëve nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit, interes kanë shprehur 5 gjyqtarë.

Lista e gjyqtarëve që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, janë:

– Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë./BW

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne