Suedia: Palët në konfliktin Izrael-Palestinë të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar

Ministria e Punëve të Jashtme te Suedisë u bën thirrje palëve në konfliktin Izrael-Palestinë të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe vuri në dukje se sulmet kundër civilëve janë në kundërshtim me ligjin.

Në përgjigjen e dhënë në pyetjen e gazetarit të AA-së “Nëse mendon apo jo Suedia se do të goditen më shumë objekte shëndetësore në Gaza nga Izraeli”, Zyra për media e Ministrisë së Jashtme suedeze tha se sulmet e drejtpërdrejta kundër civilëve janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar.

Në deklaratën ku të gjitha palëve u bëhet thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, thuhet se është kusht që ushqimi, uji, ilaçet dhe karburanti të kalojnë “në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt” në Rripin e Gazës.

Më tej theksohet se mbështeten përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) për të krijuar korridor humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare dhe mjekësore në rajon.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari në një konferencë për media pretendon se “Hamasi përdor si spitalin Al-Shifa si mburojë për infrastrukturën terroriste. Hamasi kryen sulme nga spitalet”.

Lidhur me mundësinë e vendosjes në objektiv të spitalit Al-Shifa në Gaza ku janë strehuar mijëra të plagosur dhe civilë, Hagari tha se “Në këtë luftë të gjitha opsionet janë në tryezë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne