Bota Islamofobi

Sulm me makinë kundër një turme njerëzish para xhamisë në Francë

Një burrë u arrestua pasi u përpoq të ngiste një makinë kundra njerëzve përballë një xhamie në periferi të Parisit, tha policia në një deklaratë. Askush nuk u plagos në incident, dhe i dyshuari u ndalua.

Njeriu nuk arriti të çante turmën me makinën e tij 4×4 për shkak të pengesave të ngritura para xhamisë, sipas policisë.

Makina e të dyshuarit “goditi në mënyrë të përsëritur blloqet dhe pengesat e vendosura për të mbrojtur xhaminë”, por pa asnjë dobi, tha policia në deklaratë.

Shefi i policisë Michel Delpuech tha se ai i “dënon me forcë këto ngjarje” dhe premton të bëjë gjithçka që është e mundur në hetimin “për të sqaruar motivimin e shoferit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e tij penale”, sipas deklaratës.

I dyshuari me origjinë armene thuhet se donte të “hakmerrej për sulmet në Bataclan dhe Champs-Elysees,” raporton gazeta Le Parisien, duke cituar një burim të paidentifikuar. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA