Sulm me bombë në Iran/ Reagon Thanasi: Muxhahedinët kërcënim për sigurinë kombëtare në Shqipëri!

Ditën e sotme 73  persona janë vrarë dhe 171 janë plagosur në një varrezë në Iran, ku po mbahej një ceremoni në përvjetorin e vrasjes së komandantit të lartë të Iranit Kassem Suleimani. Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e gazetarit Gjergji Thanasi ku I bën thirrje shtetit shqiptarë të jetë vigjilentë.

Thanasi thotë se çdo bombë në Iran është automatikisht një telash për sigurinë kombëtare të Shqiperisë, kjo pasi ish terroristët e Manzës kanë sjellur jo pak problems në vendin tonë.

Statusi i Gjergji Thanasi në facebook:

Te dashur miq prane nje varreze ne Teheran, ku eshte varrosur gjen. Sulejmani, pak ore me pare u krye nje akt i rende terrorist. Dy shperthime rradhazi shkaktuan mi 70 te vrare dhe mbi 170 te plagosur!!!
Ne nje bote globale si kjo e sotmja cdo “zbavitje” me bomba, qe bejne ne Iran keta iranianet ne Manez, do jete automatikisht nje telash per sigurine kombetare te Shqiperise
Si patriot shqiptar sot po perpiqem ta mbroj Atdheun tim Shqiperine, ashtu sic bera bashke me mikun tim Dr. Jazexhiun, kur i derguan nje leter paralajmeruese-informuese Presidentit Meta dhe autoriteteve te tjera shqiptare per telashet, qe mund t’i hapin Shqiperise ish terroristet iraniane te Kultit Rajavi.
P.S.
Te dashur shoke te antiterrorit ne kete rast te dyte theksoj se keto, qe po shkruaj une nuk jane si pacavuret tuaja per ate mjekrren myslymane ne Elbasan, qe mbante pa leje ne garazh nje bajonete te kohes se Luftes se Dyte Boterore, apo si ato tentativat per procese te montuara politike me akuza per grumbullime te paligjshmr apo per perhapje paniku ne kohe pandemije. Kjo eshte serioze.
Shoke te antiterrorit ju lutem shume veproni si patriote shqiptare jo si kuislinge sahanlepires!

https://www.bbc.com/news/world-middle-east-67872281?fbclid=IwAR2o-9vTyGRCW7fZjToKGTcMyBxS_Q3JOxCTdedmkwgmNTsWE4tvMURscBI_aem_ATrNMCkgnzFRc9Ryk5ilCzyEzHi1jTvWc-Trkv1Gu5wnbhZ8tCDdHR0xONaJokZ8C-w

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne