Sulm me thikë në qendër të Dublinit, plagosen pesë persona, mes tyre tre fëmijë të mitur

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë të mitur, janë dërguar në spital pas një sulmi me thikë në qendër të Dublinit në Irlandë. Policia tha në një deklaratë se ka arrestuar një të dyshuar për sulmin, ndërsa mësohet se edhe ai ka pësuar dëmtime me thikë.

Një vajzë ka pësuar lëndime të rënda dhe dy fëmijët e tjerë janë duke u trajtuar për lëndime më pak të rënda, tha policia. Një grua nga ana tjetër po trajtohet gjithashtu për lëndime të rënda dhe një burrë tjetër ka lëndime më pak të rënda, shtuan autoritetet.

Mediat lokale raportuan se të plagosurit u goditën me thikë në sheshin Parnell, i cili është pranë rrugës kryesore të qytetit të Dublinit në rrugën O’Connell./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne