Sulmet izraelite i shtyjnë palestinezët e zhvendosur drejt “kurthit të vdekjes”

Shumica e njerëzve të evakuuar nga pjesa veriore e Rripit të Gazës po shtyhen drejt zonave të zhvendosjes përgjatë rrugës bregdetare në perëndim të qytetit të Gazës, veçanërisht në zonën e portit detar. Edhe nga lindja e Khan Younis deri në zonën e evakuimit al-Mawasi, nuk ka siguri për të zhvendosurit.

Shumë civilë janë vrarë në këtë zonë që me kalimin e muajve është shndërruar në një kurth vdekjeje për shumë familje të zhvendosura nga pjesë të ndryshme të Gazës.

Ndërkohë, ushtria izraelite nuk i ka ndalur sulmet ajrore.

Një sulm ajror në veri të Gazës ka shkatërruar blloqe të tëra banimi, duke i kthyer në rrënoja. Ndërkohë, në qytetin Deir el-Balah, një sulm me dron në një banesë ka lënë të vrarë tre persona./mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne