Sulmi ndaj Braimllarit / Gazetari: Partia e Lirisë ngjason me një repart psikiatrie

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar largimin e Endrit Braimllarit nga Partia e Lirisë dhe sulmin e kësaj partie ndaj Braimllarit, i cili është etiketuar si sufllaxhe, i shitur dhe deri si komplotues ndaj Ilir Metës. Gazetari Hasani shkruan se nga mënyra se si reagoi ish-LSI ndaj Braimllarit tregon se kjo forcë politike i ngjason një pavioni psikiatrie.

Reagimi i Habjon Hasanit

Edhe sikur dikush te kishte ndonje fije dyshimi mbi qendrimin e Endrit Braimllarit dhe ikjen e tij nga PL (ish-LSI), menyra si reagoi kjo parti ndaj ikjes se tij, hoqi çdo dyshim se Endriti ka bere zgjedhjen e duhur duke u larguar nga nje force politike qe çdo dite e me shume i ngjason nje reparti psiqiatrie dhe jo nje alternative moderne.

Do mjaftonin dy fjali nga kjo parti per t’ja lene topin ne dere Braimllarit me elegance, do mjaftonte te thoshnin veç kaq:

“Zoti Braimllari dhe kushdo tjeter eshte i lire te beje zgjedhjet e veta ne jete, ne respektojme zgjedhjet e cilitdo, perfshire dhe ata qe vijne ne dite me Diell dhe ikin ne dite me bresher”.

Uroj qe te mos e bejne te njejtin gabim me te tjere qe mund t’u largohen. Partite jane alternative, jo kapanon./Prapaskena

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne