“Sy për sy, dhëmb për dhëmb”/ Putin: Rusia do armatosë vendet “anti-perëndimore”

Pas vendimit të SHBA-së e NATO-s për të lejuar Kievin t`i përdorë armët perëndimore në goditjen e objektivave brenda Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi se Moska mund të armatosë edhe ajo vendet që shënjestrojnë interesat e Perëndimit.

Deklaratën e tij, shefi i Kremlinit e bëri teksa kritikonte dorëzimin e rajetave me rreze të gjatë veprimit Ukrainës nga vendet perëndimore. Drita jeshile e dhënë Kievit për të goditur me këto armë brenda territorit të Rusisë mund të cojë drejt problemesh shumë serioze, paralajmëroi Putin.

“Nëse dikush mendon se është e mundur të dërgohen armë të tilla në një zonë lufte për të sulmuar territorin tonë dhe për të krijuar probleme për ne, përse ne atëherë, nuk e paskemi të drejtën të furnizojmë me armë të tilla rajone të botës ku mund të ketë sulme ndaj strukturave sensitive të atyre vendeve. Që do të thotë, se përgjigja mund të jetë asimetrike. Do ta mendojmë këtë gjë”, tha Putin.

Putin po ashtu përsëriti se Rusia mund të përdorë armët bërthamore nëse kërcënohet sovraniteti i saj.

“Nëse veprimet e dikujt kërcënojnë sovranitetin dhe tërësinë tonë tokësore, ne e konsiderojmë të mundur përdorimin e të gjitha mjeteve që kemi në dispozicion”, u shpreh presidenti rus që kujtoi se kjo është politika e sigurisë së vendit të tij.

“Për ndonjë arsye, ata në Perëndim besojnë se Rusia nuk do t’i përdorë kurrë armë të tillë”, shtoi ai, teksa nënvizoi se arsenali bërthamor i Rusisë është shumë më i fuqishëm se ai që përdorën Shtetet e Bashkuara në Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni, gjatë Luftës së Dytë Botërore./topchannel

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne