Takimi i Kurtit me kreun e CIA-s, deputeti zbardh prapaskenat: Është diskutuar edhe beteja kundër shërbimeve sekrete të Rusisë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për vizitën e drejtorit të CIA-s në Kosovë, William Burns, ku ky i fundit pati takim edhe me kryeministrin Kurtin.

Vizita e shefit të CIA-s ishte kryetemë e javës, por edhe takimi i tij me kryeministrin Kurti. Lidhur me këtë çështje, Haliti tha se një takim i tillë mes dyshes, për të ka qenë i pritshëm.

Mendoj që takimet duhet të kenë qenë të frytëshme dhe mesazhi qortues për të gjithë duhet të ketë qenë: në Bosnje Hercegovinë, duhet ta zbatoni “Marrëveshjen e Dejtonit, Serbisë e Kosovës: Zbatoni marrëveshjet e nënshkruara, dhe normalisht edhe çështje tjera që kanë të bëjnë në raportet mes SHBA-ve dhe vendeve përkatëse.

Sa i përket takimit me Kurtin, mendoj që ka qenë tepër i rëndësishëm, veçanërisht sa i përket kthjellimit politik të qeverisë”, tha ai.

Sipas Halitit, në takimin e para pak dite që ndodhi, shefi i CIA-s i ka bërë me dije kryeministrit Kurti, detyrat që ai duhet t’i kryejë.

“Drejtori i CIA s, nuk është ardhë me e pytë Kurtin, a është i majtë apo i djathtë, por besoj që në tavolinë ia ka qitë përpara detyrat që duhet t’i kryej. Uroj që Kurti ta kuptoj drejtë mesazhin që e ka marrë dhe të filloj t’i zbatoj porositë pa hezitim.

Ndoshta jam subjektiv në ato që po i them, por përvoja e kaluar, e jona dhe e vendeve që kanë kaluar kriza të ngjashme, ka qenë e suksesshme atëherë kur kanë kryer detyrat e shtëpisë, sipas receptures së politikës perëndimore.

Shpresoj që Kurti s’ia ka shpjeguar historinë e SHBA”, tha Haliti.

Tutje, ai shton se rezultati i kësaj vizite do të shihet në vijim.

“Rezultati i vizites do shihet ditëve në vijim.

Sepse këto takime e mesazhet zakonisht mbesin të mbuluara me velon e sekretit e spekulimeve, por nuk duhet me vra mendjen shumë për këtë çështje, sepse fjalëve të Ambasadorit të para dy ditëve që ishin karrota, ky e ka nxerrë dhe ia ka treguar edhe shkopin.

Por, kryesorja është që SHBA është e interesuar që në Ballkan të vendoset paqja dhe të eleminohen politikat konfliktuoze, me qëllim që të gjithë të bëhemi pjesë e BE.

Besoj që edhe beteja kundër shërbimeve sekrete të Rusisë së ka qenë në tavolinë”, përfundoi Xhavit Haliti./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne