Tallja me emigrantët e Gjadrit: do të kthehen sërish në Itali, mediat: Çështja dërgohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Mediat italiane shkruajnë këtë mbrëmje se 43 emigrantëve që mbërritën pak ditë më parë në Gjadër, do të kthehen sërish në Itali.

Sipas Ansa, Gjykata e Romës ka pezulluar gjykimin për këta persona dhe e ka referuar çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Efekti i këtij vendimi është se azilkërkuesit do të dërgohen në Itali dhe do të lirohen. Gjithçka i është lënë vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta. Azilkërkuesit do të transferohen ditën e nesërme në Itali.

Një vendim në përputhje me ato të miratuara tashmë që nga 18 tetori i vitit të kaluar kur gjyqtarët e seksionit të specializuar për çështjet e imigracionit të gjykatës së Romës nuk kishin vërtetuar ndalimet, të lëshuara nga policia e Romës, për emigrantët e parë që ishin transferuar në Gjadër, sipas mediave italiane./TCH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne