Të dielën 5 Nëntor 2023, organizohet tubimi i dytë për Palestinën në Tiranë

5 organizata shqiptare njoftuan sot organizimin e një tubimi të dytë për Palestinën. Ky është njoftimi i tyre bërë në profilin e rrjetevë sociale ku paraqesin edhe dokumentin provues që ky tubim bëhet konform ligjit.  Gazeta Impakt fton ndjekësit e saj të marrin pjesë në këtë organizim paqësor!

TUBIM DHE MARSHIM PËR PALESTINËN
Mexhlis dhe 5 organizata të tjera,
1. Lidhja e Hoxhallareve të Shqipërisë
2. Thirrja në Mirësi
3. TUMED
4. “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”
5. “Ensar”.
do të organizojnë një tubim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.
Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente.
Mexhlis dhe organizatat e sipërpërmendura i bëjnë thirrje të gjithë popullit shqiptar të jenë i pranishëm në këtë tubim.
Tubimi do të organizohet ditën e Diel, në orën 12:00, në sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshohet deri në sheshin Nën Tereza dhe kthim në sheshin Skënderbej./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne