Të dielën protestë pro Palestinës në Tiranë

Të dielën e 21 Janarit, ora 12:30 në Tiranë do të mbahet një protestë në mbështetje të palestinës dhe për të kundërshtuar genocidin e Izraelit. Përmes një kërkese për informim, 4 Shoqata i kanë kërkuar leje policisë për protestën dhe marshimin e së djelës.

Por, pasi policia e shtetit me urdhër të islamofobit Edi Rama dhe Taulant Ballës i ka ndaluar 4 protestat e thirrura më herët, kesaj here ka lejuar tubimin e 21 Janarit.

Ndonëse protesta është një e drejtë kushtetuese, në mënyrë mafioze dhe antiligjore qeveria ua ka ndaluar muslimanëve të protestojnë pro vëllezërve të tyre në Gaza, që po vriten në mënyrë barbare nga Izraeli.

Sipas organizatorëve, tubimi do të organizohet ditën e dielë, 21 Janar, në orën 12:30, në sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshohet Bulevardin Zogu i Parë deri tek ish stacioni i trenit dhe kthimi pas te vendi i nisjes!

Njoftimi i Plotë

TUBIM DHE MARSHIM PËR PALESTINËN

Mexhlis dhe 4 shoqata të tjera,

1. Thirrja në Mirësi
2. TUMED
3. “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”
4. “Ensar”.

do të organizojnë një tubim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.

Folës në këtë tubim do të jenë:
Hoxhë Burhan Fili,
Floriar Arapi
Brixhida Muça-Masha

Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente dhe Policia ka miratuar organizimin e tij.

Mexhlis dhe organizatat e sipërpërmendura i bëjnë thirrje të gjithë popullit shqiptar të jenë i pranishëm në këtë tubim. Tubimi do të organizohet ditën e DIEL, 21 JANAR, në orën 12:30, në sheshin Skënderbej.

Më pas do të marshohet në Bulevardin Zogu i Parë deri tek ish stacioni i trenit dhe kthim./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne