“Të ishe shqiptar në kohën e perandorisë osmane ishte privilegj”, flet Olsi Jazexhiu

Teksa zbulon detaje nga figura e kryeministrit Shqiptar të Palestinë, Ahmet Ali Pasha, historiani Olsi Jazexhi thotë se gjatë periudhës osmane shqiptarët trajtoheshin shumë mirë dhe kishin besimin për të drejtuar.

Sipas tij të ishe shqiptar në atë periudhë ishte privilegj, pasi kishin mundësinë të drejtonin për shkak të njohurive që kishin dhe jo më kot ishin njerzit më të dalluar.“Ahemt Ali Pasha eshtë pasardhës i familjave shqiptare që u vendosën në Egjipt. Me zgjerimin e mbretërisë Shqiptare së Egjiptit shqiptarët do të ishin influentë dhe elita e botës Arabe. Kjo plejadë shqiptarësh luajën një rol të shumë rëndësishëm në mosernizimin e perandorisë osmane nga të cilët do të dilte edhe kjo figurë e njohur e historisë. Shqiptarët e asaj periudhe kishin formuar komunitete të fuqishme. Të ishe shqiptar në kohën e perandorisë osmane ishte privilegj Sepse ishin elita e perandorisë dhe vinin nga pjesa perëndimore e Perandorisë. Shqiptarët njihnin gjuhët e perëndimit, njihnin Frengjishten dhe në këtë periudhë dolën njerzit më të dalluar”, tha ndër të tjera Jazexhi në “Shqipëria Live”./Gazetimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne