Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një efektiv policie

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot (12 mars) në Shkodër. Mësohet se në fshatin Grudë është plagosur me armë zjarri një efektiv policie, i identifikuar si Gjergji Ndërshtiqa.

I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Dyshohet se i plagosur ka mbetur dhe një person tjetër, përveç policit.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne