Të shtënat me armë zjarri në Malësinë e Madhe, identifikohen autori dhe të plagosurit

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, ku dy persona janë plagosur gjatë një përplasjeje që ka përfshirë edhe armë zjarri.

Pas incidentit të rëndë , janë zbuluar detaje të reja në lidhje me plagosjen e dyfishtë.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se dy personat e plagosur janë identifikuar si Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

Ndërsa hetimet po vazhdojnë, është bërë e ditur se autori i plagosjes është Lul Rakaj. Sakaq, mbeten të paqarta arsyet përse Rakaj hapi zjarri ndaj dy të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Sipas informacionit të ri, autori i dyshuar i këtij incidenti, Lul Rakaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia, është i njohur për një rast tjetër të rëndë në të kaluarën.

Rakaj është i njohur për një ngjarje të ngjashme që ndodhi afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku ai vrau Kolë Mushkun.

Ky akt hakmarrjeje ishte një pasojë e vrasjes së babait të Rakajt nga Mushku më herët.

Sipas informacionit të policisë, rreth orës 09:45 në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, është raportuar se Lul Rakaj ka plagosur me armë zjarri dy shtetas, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne