Te verteten nuk e mbyt dot propaganda

Nga Xhafer Sadiku

Për 35 vjet propaganda e demonizimit të rusëve dhe kinezëve ka krijuar trushpëlarje masive. Akuzohen Rusia dhe Kina si armiq të shqiptarëve, gjë që nuk është e vërtetë. Bashkimi Sovjetik dhe Kina kanë qenë të pranishme në Shqipëri dhe e kanë ndihmuar Shqipërinë me sa kanë pasur mundësi.
Në luften e klasave dhe vijen e masave, komunistët sovjetikë dhe kinezë kanë qenë shumë më të butë se komunistët shqiptarë që duhet thënë se një pjesë e tyre kanë qenë kriminelë.
Bashkimi Sovjetik dhe Kina kanë arsimuar në shkollat e larta të tyre një numër të madh shqiptarësh. Kështu, Bashkimi Sovjetik brenda dhjetë vjetësh diplomoi afro një mijë shqiptarë.
Shumica e bursës paguhej nga sovjetikët, kinezët dhe vendet e tjera ku ata studionin.
_________
Dokumenti i postuar është marrë nga AQSH dhe tregon se sa ishte shuma e bursës që paguante shteti shqiptarë dhe sa paguhej nga shtetet ku studionin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne