Ushtarë izraelitë pranojnë: Ushtria po qëllon mbi palestinezë të paarmatosur që kërkojnë ndihmë

Gazeta izraelite Haaretz ka publikuar dëshmi tronditëse nga vetë ushtarë izraelitë, të cilët pranojnë se ushtria po qëllon mbi palestinezë të paarmatosur dhe të uritur në pikat e shpërndarjes së ndihmave në Gaza.

Sipas citimeve të publikuara, ushtarët thonë se civilët nuk paraqesin asnjë kërcënim, por megjithatë janë qëlluar me armë zjarri nga trupat izraelite. “Po qëllojmë mbi njerëz të uritur që nuk kanë asgjë në duar, vetëm shpresë për ushqim,” thuhet në një nga dëshmitë.

Këto rrëfime përforcojnë akuzat e shumta nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë cilësuar sjelljen e ushtrisë izraelite ndaj civilëve në Gaza si krim lufte.

Publikimi i dëshmive nga një media izraelite sjell një kthesë të rëndësishme në ekspozimin e së vërtetës në terren dhe rrit thirrjet për hetim ndërkombëtar e ndëshkim të përgjegjësve. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne