“Tempulli”/ Komisioni Evropian përshëndet megaoperacionin antidrogë: Lufta kundër krimit, përparësi për BE

Komisioni Europian ka përshëndetur operacionin e sotëm të Policisë Shqiptare “Tempulli”, ku u arrestuan 233 persona si dhe u shkatërruan 23 grupe kriminale të përfshira në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë konferencës të përbashkët për media, ku doli me ministrin Balla, Johannes Luchner, Zv.drejtor i Përgjithshëm i DG HOME, ritheksoi deklaratën e bërë gjatë punimeve të Ministerialit.

“Gjatë Ministerialit, si unë dhe kolegë e mi përgëzuam Shqipërinë dhe të gjithë kolegët ministrin Balla për arritjet, sepse sigurisht është gjë e mirë që të jemi në një konferencë dhe ti diskutojmë këto çështje, por është akoma më mirë kur ne shohim rezultatet e punës që bëjmë.

Lufta kundër krimit të organizuar jo vetëm është por do të vijojë të jetë përparësi për BE, që do të thotë do të mbetet në qendër të programit politik të BE.

Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor janë aleatë tejet të rëndësishëm në fushën e zbatimit të ligjit kundër krim it të organizuar”, u shpreh përfaqësuesi i lartë i Komisionit Europian.

Më herët Ministria e Brendshme ka publikuar pamje nga arrestimet që ka kryer orët e para të ditës së sotme në kuadër të megaoperacionit antidrogë në të gjithë vendin, duke rezultuar në mbi 200 arrestime.

Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet, ndërsa arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

Për këtë operacion janë angazhuar forcat RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie, e po ashtu ka pasur mbështetje edhe nga ajri me helikopterë.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne