Tensionet në Kryesinë e Kuvendit, komisionet edhe këtë javë nisin online, ai i Sigurisë do të mbahet me dyer të mbyllura

Duket se zhvillimet e fundit në Kryesinë e Kuvendit nga ana e opozitës, ka bërë që komisionet të zhvillohen edhe këtë të hënë online.

Janë parashikuar që të mbahen 7 komisione, disa prej të cilave po mbahen aktualisht online. Sipas Stafës, deri më tani i vetmi komision që do të mbahet në Kryesi është ai për Sigurinë Kombëtare.

Mësohet se në këtë komision, i cili do të mbahet me dyer të mbyllura, do të diskutojë mbi projektbuxhetin e vitit 2024, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ndërkohë, sot në orën 12:00, Gazment Bardhi ka thirrur në një mbledhje grupin parlamentar, në Kryesinë e Kuvendit./BW 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne