Kritikoi protestat pro-Palestinës dhe përdori gjuhë raciste, shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Britanisë Braverman! Etiketoi shqiptarët si ‘pushtues’

Situata në Gaza është për të ardhur keq, ku mbi 11 mijë vetë kanë ndërruar jetë midis tyre 6000 fëmijë. Shtetet perendimore në deklarimet e tyre publike po sulmojnë Hamasin ndërssa Izraelit I japin mbështetje maksimale, duke justifikuar me fjalen “nbrojtje”.

Protesta të shumta janë organizuar nga shoqëri civile në mbështetje të Palestinës, kudo në botë, ku e fundit ishte në Londër ku kjo protest u sulmua Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Braverman.

Shkarkimi i saj vjen pas një fundjave në të cilën ajo u akuzua se u dha guxim aktivistëve të ekstremit të djathtë që kryen dhunë në rrugët e Londrës ndërsa atje po zhvillohej një protestë e madhe pro palestineze.

Mediat britanike shkruajnë se Rishi Sunak i tha Suella Braverman se donte që ajo të largohej nga qeveria dhe se asaj nuk iu ofrua një post tjetër.

Artikulli që shkaktoi bujë

Në artikullin e saj, sekretarja e brendshme i përshkroi edhe një herë protestuesit pro-palestinezë si “marshues të urrejtjes” dhe shtoi: “Unë nuk besoj se këto marshime janë thjesht një thirrje për ndihmë për Gazën. “Ato janë një pohim i përparësisë nga grupe të caktuara – veçanërisht islamikët – të llojit që jemi mësuar të shohim më shumë në Irlandën e Veriut. Gjithashtu, në mënyrë shqetësuese të kujtojnë Ulsterin janë raportet se disa nga organizatorët e grupeve të marshimit të së shtunës kanë lidhje me grupet terroriste, përfshirë Hamasin.” Në një qortim për Policinë Metropolitane, e cila po lejon që një marshim pro-palestinez të vazhdojë në Ditën e Armëpushimit, zonja Braverman tha se forca ishte fajtore për “standarde të dyfishta” duke marrë një qasje më të butë ndaj demonstratave të krahut të majtë sesa të djathta./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne