Tensionet në veri të Kosovës, ambasadorët e vendeve të QUINT takim me Kurtin në zyrën e tij

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas tensioneve të rindezura sot në veri të vendit.

Takimi me ndërkombëtarët është duke u mbajtur pas zhvillimeve të fundit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër.

Deri më tani ndërkombëtarët kanë shprehur keqardhjen për vrasjen e efektivit të policisë, ndërsa kanë bërë thirrje për qetësimin e situatës.

Policia e Kosovës ka blinduar fshatin e Banjskës, pasi e konsideron hyrjen në këtë zonë të rrezikshme për shkak të shkëmbimit të zjarrit.

Ajo ka dyshime se ka më shumë se 3 të vrarë në radhët e agresorëve serbë që janë vendosur në manastirin e Banjskës.

Sulmuesit janë të armatosur rëndë dhe të veshur me rroba ushtarake. Ata janë vendosur në manastirin e Banjskës. Policia e Kosovës është vendosur në gatishmëri të plotë, ndërsa forcat e KFOR janë vendosur në hyrje të Mitrovicës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress