Serbët e armatosur fshihen prej orësh, Policia e Kosovës ndërhyn në manastirin e Banjskës

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në manastirin e fshatit Banjskë në Zveçan, aty ku prej orësh fshihen anëtarët serbë të një grupi të armatosur rëndë, përgjegjës për rvasjen e një efektivi të policisë së Kosovës.

Kujtojmë se policia e Kosovës ka blinduar fshatin e Banjskës, pasi e konsideron hyrjen në këtë zonë të rrezikshme për shkak të shkëmbimit të zjarrit.

Policia e Kosovës është sulmuar sot me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore, ku si pasojë e sulmeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Policia ka bërë të ditur po ashtu se edhe 3 sulmues serbë janë të vrarë në veri të Kosovës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne