Agron Shehaj: SPAK duhet ta hetojë sa më shpejt dhe të hedhë dritë mbi përmasat reale të skandalit Rama-McGonigal

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumentave në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka.

I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

McGonigal pranoi në seancë faktin që ishte takuar disa herë me Kryeministrin Edi Rama duke filluar nga shtatori 2017, duke filluar nga takimi i parë më 9 shtator në prani të zotit Duçka që vazhdon të figurojë si personi B edhe në dokumentin ku ofrohet një akuzë e reduktuar.

I pyetur nga gjykatësja nëse pas udhëtimit në shtator 2017, ai kishte mbajtur “një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe personin B”, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Për deputetin e PD-së, Agron Shehaj, kjo është një aferë e pastër korruptive që shkon përtej çdo imagjinate dhe ai thotë se SPAK duhet ta hetojë sa më shpejt dhe të hedhë dritë mbi përmasat reale të këtij skandali të paprecedent.

Reagimi i Shehajt

McGonigal pranoi në gjykatë se ka hetuar Opozitën shqiptare për llogari të kryeministrit Rama dhe se ka marrë para nga ortaku i tij shqiptar.
Kjo është një aferë e pastër korruptive që shkon përtej çdo imagjinate.
SPAK duhet ta hetojë sa më shpejt dhe të hedhë dritë mbi përmasat reale të këtij skandali të paprecedent./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne