Tensionohet situata/ Lideri i Hezbollah kërcënon Izraelin: Sulmi ishte shpallje lufte

Armiku i ka kaluar të gjitha rregullat, ligjet dhe vijat e kuqe. Nuk i interesonte asgjë, as moralisht, as humanisht, as juridikisht.

Kështu i përshkroi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, sulmet e fundit në të gjithë Libanin në një fjalim televiziv.

Ai tha se shpërthimet e sinjalizuesve dhe radiomarrësve ishin një “goditje e paprecedentë”, por u zotua se Hezbollahu do të vazhdojë të luftojë dhe do të japë një “dënim të drejtë”.

Nasrallah shtoi se sulmi ishte një “agresion i madh kundër Libanit” që mund të quhet “krime lufte ose një shpallje lufte”.

Gjatë fjalimit të tij të enjten, avionët luftarakë izraelitë fluturuan ulët mbi Bejrut duke shkaktuar zhurma zanore në të gjithë kryeqytetin.

Disa orë më vonë, Izraeli njoftoi se ka nisur sulme të reja ajrore në Liban duke synuar pozicionet e Hezbollahut./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne