Tentoi vetëvrasjen para dyerve të SPAK, kush është i moshuari që ka kallëzuar ministra e deputetë për grabitjen e pronave në Lezhë

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë para dyerve të SPAK, ku një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Mësohet se ai është Pal Trashaj nga Lezha. Ai pretendonte se kishte kallëzuar disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për problemet me pronat e tij dhe SPAK s’i kishte dhënë zgjidhje.

Kam kallëzuar zyrtarë të lartë, ish ministra e deputetë dhe këta të SPAK ma kthyen, nuk pranojnë këta të hetojnë. Kërkoj takim me Altin Dumanin, nuk më presin. Kam dokumenta që do tua lë mjekëve para se të vdes”, tha Trashaj.

60-vjeçari ka kërkuar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, por që i është refuzuar. Më pas ai ka pirë helm dhe fatmirësisht është dërguar në kohë në spital.

“Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./ Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne