Tentuan ta rrëmbenin me forcë, zbardhet dëshmia e anëtarit të MEK që u arratis nga Kampi Ashraf 3: Nuk dua të qëndroj më aty

Zbardhet dëshmia e ish-anëtarit të MEK që u arratis nga kampi i muxhahedinëve në Manzë të Durrësit dhe u tentua të rikthehet me forcë nga vartësit e Marjam Rajavit përmes rrëmbimit, por që u ndalua nga policia.

Ish- anëtari i MEK, Ali Asgar Zamani është marrë në pyetje nga Antiterrori për të kuptuar arsyet e largimit të tij nga kampi.

“Në shenjë revolte u largova nga kampi dhe nuk dua të qëndroj më aty”, mësohet të ketë thënë iraniani, i cili pas arratisjes nga kampi u strehua në një shoqatën Asila, e cila i ka ndihmuar muxhahedinët që braktisin kampin për të jetuar të lirë.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion mbi dëshminë që i ka dhënë antiterrrorit personi që u arrestua në flagrancë për tentativë grabitje të Ali Asgar Zamani në zyrat e shoqatës Asila dhe Nëse ndaj tij do të vazhdojë ndjekia penale për veprën penale të kryer orët e vona të së enjtes./GazetaImpakt/ 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne