Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi kanë tentuar të fusni mallra kontrabandë në portin e Durrësit.
Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni janë dy personat e arrestuar, ndërsa vlera e mallrave, ku përfshiheshin veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, shkonte në vlerën e 50 mijë eurove.
Njoftimi:
Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Duo”.
Tentuan të futnin në Shqipëri, me autobus, mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro, arrestohen 2 shtetas.
Sekuestrohen mallrat dhe autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.
Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni.
Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./BW