Tërmet me magnitudë 6,3 ballë godet Afganistanin veriperëndimor

Një tjetër tërmet i fuqishëm me fuqi 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi Afganistanin veriperëndimor sot, pas tërmeteve të ngjashme fundjavën e kaluar.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit të fundit ishte rreth 34 kilometra jashtë Heratit, kryeqytetit të provincës me të njëjtin emër, dhe 8 kilometra nën sipërfaqe.

Deri më tani nuk ka njoftime për viktima apo dëme në infrastrukturë.

Ministria e Informacionit e Afganistanit, e drejtuar nga administrata e përkohshme talibane, në një deklaratë tha se tërmeti tronditi Heratin dhe provincat fqinje, duke ndërprerë energjinë elektrike në pjesën më të madhe të provincës.

Herati, i cili kufizohet me Iranin dhe njihet si kryeqyteti kulturor i vendit, është goditur nga një seri tërmetesh gjatë javës së kaluar.

Tërmetet e fuqishme të 7 tetorit rrafshuan fshatrat dhe shkaktuan vdekjen e mbi 2.000 njerëzve, duke u regjistruar si ndër tërmetet më të rënda në vend në vitet e fundit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne