Terrori dhe Propaganda: Armët Vdekjeprurëse të Imperializmit

Nga Jacopo Brogi

Khise, Galilea e Sipërme, 18 dhjetor 1947: “Ushtarët hebrenj sulmuan fshatin dhe në mes të natës filluan të hidhnin qëllimisht në erë shtëpi, ndërsa qytetaret flinin. Në sulm u vranë 15 persona, përfshirë pesë fëmijë”. Ishte historiani izraelit Ilan Pappè ai që rrëfeu gjenezën e Shtetit të Izraelit (1948), si akti i fundit i “spastrimit etnik të Palestinës” (ky është emri i një prej librave të tij më të njohur, botuar në 2006): rreth 250,000 njerëz të dëbuar nga tokat e tyre.

“Unë jam pro transferimit të detyruar: nuk shoh asgjë të pamoralshme në të”. Kështu tha babai themelues, më vonë kryeministër, David Ben Gurion në Ekzekutivin e Agjencisë Hebraike në qershor 1938.

Një tragjedi e madhe, me dekada të tëra, i lidh në mënyrë ideale vdekjet e Khisasit me ato të lagjes Tal al-Sultan të Rafahut më 26 maj. Përsëri natën. Raketa kundër tendave, raketa kundër refugjatëve, në “zonën e sigurt”. Të paktën 45 të vdekur, shumë u dogjën të gjallë. Edhe me armë amerikane.

Për kryeministrin Benjamin Netanyahu ishte një “gabim tragjik”. Kështu ishte edhe për ngjarjet në Khisas: Ben Gurion “kërkoi një falje publike ne forme teatrale, duke deklaruar se aksioni nuk ishte autorizuar, por disa muaj më vonë, në prill, e përfshiu atë në një listë të operacioneve të suksesshme”.

Dhe në 2024 lufta vazhdon në Rafah. Sipas Zaki Hanegbit, këshilltar i sigurisë kombëtare i Izraelit, “luftimet në Gaza do të vazhdojnë edhe për 7 muaj të tjerë”.

Është lufta kundër terrorizmit, e cila sot quhet Hamas, por dje ishin “të infiltruarit”, pra ata palestinezë që nuk duhej t’i bashkoheshin Ushtrisë Çlirimtare Arabe në asnjë mënyrë, janë të dënuar me dënim me vdekje. Njësitë paraushtarake të Haganës hynë në fshatra për t’i kërkuar: “çdo rezistencë ndaj këtyre inkursioneve zakonisht përfundonte me ushtarë hebrenj që gjuanin rastësisht, duke vrare shumë njerëz të pafajshëm”.

Perëndimi dominues është i tillë: përdor luftën dhe terrorin. Dhe me pas përdor propagandën.

Sot je një terrorist, por po të jetë e nevojshme, nesër mund të bëhesh mik dhe hero i Perendimit.

Një nga rastet e shumta, ndoshta më i bujshmi, është ai i MEK-ut, Muxhahedinët-e Khalq iraniane, të cilet Shtetet e Bashkuara i hoqën nga lista e zezë e organizatave terroriste në 2012, pas Britanisë së Madhe (2008) dhe BE-së ( 2009).

Një hetim nga “Guardian” vërtetoi si dhe pse. Hetimi shkruan: “fushata për të varrosur historinë e përgjakshme të MEK-ut, e mbushur me sulme dhe atentate që vranë biznesmenë amerikanë, politikanë iranianë dhe mijëra civilë, dhe për ta pikturuar MEK-un si një aleat besnik të Shteteve të Bashkuara kundër qeverisë Islamike të Teheranit; nje organizate qe derdhur shuma të pafund parashe ndaj: anëtarëve të Kongresit, lobistëve të Uashingtonit dhe ish-zyrtarëve me ndikim eshte historia me monstruoze e nje krimi.

Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton e hoqi MEK-un nga lista e zezë pasi dërgoi një leter konfidenciale në Kongresin Amerikan. Klinton ishte një nga sponsorët kryesorë e levizjes Gratë, Jeta, Liria, një organizate fermash histerike qe me pas do dekorohej nga BE-ja, dhe një vit më vonë do merrte çmimin Saharov për lirinë e mendimit. Vdekja e vajzës së re Masha Amini, të cilën Teherani e provoi qe ishte nje vdekje e natyrshme, u përdor për të destabilizuar të gjithë vendin me protesta të dhunshme, përleshje dhe përpjekje për ndryshimin e regjimit. Levizja sikur dihet dështoi në mënyrë spektakolare.

Po kush dreqin eshte MEK-u? Kjo organizate ka qenë gjithmonë e pranishme gjatë të gjitha fazave vendimtare të Iranit bashkëkohor. Menjëherë pas revolucionit të Khomeinit, ajo i shpalli lufte republikes islamike. Me pas kaloi ne krah te Sadam Huseinit duke marr pjese ne nje lufte qe shkaktoi një milion të vdekur. MEK-u vete ka vrare te të paktën 17,000 iraniane.

Një president, një kryeministër dhe shefi i gjyqësorit kane renë dëshmorë nga duart gjakatare të muxhahedinëve..

ISPI (Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare) është një nga institutet më të njohura italiane, gjithmonë pro-atlantike. Në vitin 2018 ai analizoi MEK-un në thellësi, madje shkoi aq thelle sa qe kritikoi administratën amerikane (President ishte Trumpi) duke shkruar:

“Që nga vitet 1980, muxhahedinëve u është dashur të bëjnë një betim beqarie të përjetshme, ata që janë të martuar duhet të divorcohen, ata që nuk janë të martuar duhet të betohen se kurrë nuk do ta bëjnë këtë, as nuk mund të kenë fëmijë”.

“Me kalimin e viteve, MEK-u ka marrë gjithnjë e më shumë karakteristikat e një sekti të përqendruar në kultin e personalitetit të udhëheqëses Rajavi dhe të përqendruar fuqimisht në dominimin e femrave benda kultit. Aty grave u mësohet se bashkimi me Muxhahedinët është “një udhëtim drejt vetvetes. fuqizimit dhe ndriçimit dhe martirizimit të frymëzuar nga drita dhe urtësia e Marjamit dhe Masud Rajavit”.

Në vitin 2005, kur MEK ishte ende në listën e zezë te Perendimit: “ata do merrnin trajnime nga Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale Amerikane (JSOC) në shkretëtirën e Nevadës, një mjedis i ngjashëm për sa i përket peizazhit me Iranin veriperëndimor. Trajnimi do të kishte përfunduar përpara marrjes së detyrës nga Presidenti Obama dhe do të përbëhej kryesisht nga teknikat e komunikimit, kriptografia, teknikat e sulmit dhe lufta guerile. Gjithashtu në vitin 2012, NBC raportoi dëshmitë e dy zyrtarëve të administratës Obama, sipas të cilëve vrasjet e pesë shkencëtarëve bërthamorë iranianë në vitin 2007 u kryen nga MEK-u në bashkëpunim me Mossad-in, me mbështetjen e inteligjencës amerikane”.

Qëllimet? “Synimi i tyre, pas përmbysjes së regjimit iranian, është krijimi i një qeverie të përkohshme të kryesuar nga Marjam Rajavi, tashmë e nominuar si presidentja e ardhshme e Iranit, e ndjekur nga zgjedhje të lira. Megjithatë, përtej retorikës, mënyra e veprimit mbetet thellësisht autoritare: përveç beqarisë së detyruar, anëtarët e grupit nuk kanë akses në gazeta, radio apo televizion, askush nuk mund ta kritikojë Rajavin. Anëtarët i nënshtrohen periodikisht seancave të autokritikës në të cilat filmohen ndërsa pranojnë se janë sjellë në kundërshtim me ligjet e grupit”.

Levizja histerike e vitit 2022 e Woman, Life, Freedom ka marrë vëmendjen prej kohësh të mediave kryesore dhe ka pasur një jehonë të rëndësishme në mbarë botën. Ndersa për Teheranin MEK-u është një organizatë terroriste, te vendosur në Shqipëri, armata muxhahedine me rrjetin e saj të akredituar midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara, ka luajtur një rol qendror në nxitjen e luftes brenda Iranit, duke i bere thirrje per ndryshom regjimi edhe me një letër të hapur, të cilës u bashkuan një grup prej 109 ish-liderësh botërorë për të “kërkuar mbështetje për kryengritjen e vazhdueshme në Iran”.

Nënshkruesit e letres përfshijnë 50 ish-presidentë, 48 ish-kryeministra, një ish-kancelar dhe nëntë ish-krerë të tjerë shtetesh nga e gjithë bota, duke përfshirë ish-sekretarin e OKB-së Ban Ki-moon, ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së, Mike Pence, ish-presidentët e vendeve europiane. Ish-kryekomisionerë të BE, Jean-Claude Juncker dhe Romano Prodi, ish-kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss etj.

Megjithatë, në qershor 2023, Departamenti i Shtetit ne nje forme te papritur deklaroi se Uashingtoni nuk e konsideron MEK-un si “një përfaqësues legjitim të lëvizjes opozitare demokratike të popullit iranian”. Nga ana tjetër, Neokonët nuk e kanë fshehur kurrë dëshirën e tyre për shkaterrimin e Iranit me muxhahedinet. Mike Pence, John Bolton, Rudy Giuliani dhe Mike Pompeo ishin të gjithë pjesë e rrethit të ngushtë të Donald Trumpit, të cilët, i dhanë dritën jeshile vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmanit më 3 janar 2020.

Fushata gjakatare e MEK-ut per ndryshim regjimi ne Iran behet ne nje kohe qe në 44 vitet e fundit, në Iran janë mbajtur 39 zgjedhje të përgjithshme, dhe MEK-u kurre nuk është përpjekur të marrë pjesë në to. Kjo ndodh me sa duket se drejtuesit e saj e dinë qe nuk kanë mbështetje brenda vendit. Përveç luftës në emër të palëve të treta, sulmeve dhe propagandës, ata kanë treguar se mbështesin sanksionet shumë të rënda ekonomike kundër popullit iranian që Perëndimi po vendos gradualisht.

Pra i njëjti Perëndim që sot e quan presidentin e ndjerë iranian Ebrahim Raisi si “Kasapi i Teheranit”: ky Perendim eshte ai qe mbeshtet kultin vdekjeprures te MEK-ut. Sulmi kunder president Raisit behet pasi ai ishte një nga personalitetet e sistemit gjyqësor iranian, i cili vite me pare kishte dhene drejtësine popullore kundër akteve të dhunshme të grupi terrorist MEK, sidomos në vitet tetëdhjetë.

Por krimet e MEK-ut nuk merren parasysh me. MEK-u sot po arrin të hyjë në sistemin politik gjerman, ne lokomotiven e BE-së, përmes një aktiviteti lobues intensiv, të mirëdokumentuar së fundmi nga gazetari iranian Alireza Niknam.

Ndersa Perendimi mbeshtet MEK-un i cili premton gjak dhe gjenocid ne Iran, i njejti Perendim sot po mbeshtet spastrimin etnik te Palestinës. / comedonchisciotte/

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne