Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje në Kuvend në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku humbi jetën një 14-vjeçar.
“Doja ti kërkoja këtij Kuvendi një minutë heshtje, por do desha të caktonim një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë sepse fajin e ka kjo qeveri. Më vjen keq që duhet të kthejmë kokën nga arsimi dhe edukimi kur ndodh një ngjarje e tillë. Thika biçaku, droga, kjo është paketa e sigurisë në shkolla?! Si mund ta kalojmë me normalitet”, tha Zhupa.
Ndërkohë ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Taulant Balla, u shpreh se vaji, dhimbja dhe vdekja, ashtu sicc është bërë këto 30 vite, po përdoren për politikë.
Balla nënvizoi se duhet një qasje tjetër në perimetrin e sigurisë në shkolla dhe luftës kundër keqpërdorimit të rrjeteve sociale.
“Vaji, dhimbja, vdekja përdoren për politikë. Kërkuar përgjegjësisë për zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla. Na duhet një qasje tjetër në perimetrin e sigurisë në shkolla dhe luftës kundër keqpërdorimnt të rrjeteve sociale. Sot kemi nevojë të bashkohemi për të kaluar propozimet e prezantuara prej kohësh. Duhen ndëshkuar maksimalisht ata që shkelin perimetrin e sigurisë, atyre që shpërndajnë lëndë narkotike pranë shkollave dhe ju keni qenë këtu kur detyrë të raportoja pranë jush numrin e lartë të personave të arrestuar se shisnin drogë pranë shkollave”, u shpreh ai./BW