Tifozët e Real Societad solidarizihen me Palestinën, protestojnë kundër Izraelit

Tifozët e Real Societad kanë protestuar kundër Izraelit dhe genocidit të tij në Palestinë.

Në ndeshjen e Champion League, kundër Benfikës, tifozët e Societad kanë hyrë në shkallët e statdiumit të veshur me bluza të Bardha të mbuluara me gjak në shenjë solidariteti me palestinezët e vrarë në luftë. Me flamuj të Palestinës në dorë dhe fytyra të mbuluara ata demostruan qartazi kundërshtinë ndaj izraelit dhe luftës së tij në Palestinë.

Izraeli ka vrarë më shumë se 12.300 palestinezë në sulmet e tij ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor. Ndërkohë, numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200. Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet intensive të Izraelit.

Ndërkohë, bllokada izraelite ka privuar gjithashtu Gazën nga furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë dhe ka reduktuar dërgesat e ndihmave./gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne