Tjetër tragjedi në ndërtim/ Ra aksidentalisht nga pallati ku po punonte, humb jetën 58-vjeçari (Emri)

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të marte në Tiranë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”. Sipas një njoftimi nga policia, Kurt islami 58 vjeç, dyshohet se aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.

Më tej policia thotë se si pasojë e dëmtimeve të marra, punonjësi ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne