TOKË E PËRGJAKUR

TOKË E PËRGJAKUR

Irani me male,
stoik po reziston,
një qëndresë epokale,
botës i dëshmon!

I lidhur për feje,
në emër te Allahut,
nje kal beteje,
në fushën e shahut.

Rënkimi i xhamive,
mallkim më së paku,
vrasja e fëmijeve,
tokën e përgjaku!

Goditja e Amerikës,
në muajin e ramazanit,
hija e shtrigës,
artileria e oqeanit!

Zjarri i Entlavës,
në lindjen e mesme,
ditët e javës
djegin një të nesërme…

Hasan Imeraj 

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne