Tragjedia në Brazil, dyshimi i mjekut Edvin Prifti për rrëzimin e avionit që mori jetën e 8 onkologëve

Pak ditë më parë, një aksident tragjik ajror në Sao Paolo, Brazil, shkaktoi vdekjen e 62 pasagjerëve, përfshirë 8 mjekë onkologë. Këta mjekë ishin në rrugë për të marrë pjesë në një kongres ndërkombëtar, ku do të prezantonin studimet dhe gjetjet e tyre në lidhje me një sëmundje të njohur si “turbo cancer” dhe vaksinat me mRNA.

Mjeku shqiptar, Edvin Prifti, ka reaguar ndaj kësaj tragjedie përmes një postimi në Facebook, ku ndau fotot e tetë onkologëve të ndjerë dhe shprehu shqetësimet e tij mbi mungesën e mbulimit mediatik ndërkombëtar për këtë ngjarje specifike. Ai ngriti pyetje nëse ky aksident mund të jetë një koincidencë e rastësishme apo një ngjarje e qëllimshme, duke lënë të kuptohet se nëse është kjo e dyta, atëherë do të kemi të bëjmë me një rast të rëndë të eliminimit të zërave shkencorë.

“Nëse kjo tragjedi nuk është thjesht një aksident, por diçka më e errët, atëherë emrat e këtyre mjekëve do të shtohen në listën e gjatë të mjekëve dhe shkencëtarëve që kanë humbur jetën në rrethana të dyshimta gjatë viteve të fundit,” shkroi Prifti.

Ndërkohë, autoritetet braziliane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të avionit, ndërsa komuniteti mjekësor ndodhet në zi për humbjen e këtyre profesionistëve të shquar që ndërruan jetë në këtë tragjedi.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne