Tragjike në Tiranë/ Vrasja në azilin e pleqve, zbardhet identiteti i viktimës dhe i autorit. Dy të moshuarit vuanin nga skleroza

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në azilin e pleqve në Tiranë, ku një i moshuar ka qëlluar për vdekje një tjetër. Zbardhet identiteti i të moshuarit që humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga shoku i tij i dhomës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një azil pleqsh privat në zonën e Ali Demit.

Raportohet se personi që ka ndërruar jetë është 82-vjeçari Virxhil Vesho, ndërsa autori i ngjarjes është Zyhdi Shehu, i moshës 78 vjeç.

Mësohet se dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë./GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne