Transportonin drogë me varkë peshkimi, arrestohen 26 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Një bandë e trafikut të drogës është ‘çmontuar’, ku për pasojë kanë rënë në pranga të paktën 26 personave, mes të cilëve ishin spanjollë, shqiptarë dhe kolumbianë.

Mediat e huaja bëjnë me dije hetimi lidhur me trafikun e drogës ka nisur prej vitit 2021, ku bëhet me dije se shqiptarët kishin rolin e ‘kopshtarit’ në plantacionet me marijuanë. Mësohet se kjo organizatë do të përgatiste një varkë për të transportuar një sasi të madhe lënde narkotike me destinacion Galicinë. Në fund të vitit 2022, anija e peshkimit u identifikua dhe u zbulua se u nis me një destinacion të panjohur diku në Atlantik. Gjatë hetimeve u zbuluan dy drejtuesit kryesorë të organizatës dhe u konstatua se kishin lidhje me investitorë, transportues dhe financues të trafikut të kokainës në Amerikën e Jugut. Gjatë hetimeve u konstatua edhe prania e dy personave të cilët, pjesë e drejtimit të rrjetit kriminal, i dedikoheshin menaxhimit dhe administrimit të dy plantacioneve të marijuanës në ambiente të mbyllura me qëllim financimin e operacionit të transportit të kokainës drejt vendit tonë.

Pas hetimeve të ndryshme, u zbulua se organizata do të transferonte një sasi të madhe droge përtej Atlantikut dhe se një nga anëtarët e organizatës do të udhëtonte në anije për të vërtetuar udhëtimin, duke vepruar në cilësinë e asaj që dihet, si “noter”.

Më 24 korrik u arrestuan 12 anëtarëve të ekuipazhit dhe u sekuestruan 450 kilogramë kokainë.

Përveç arrestimit të anëtarëve të ekuipazhit, hetimi i çoi agjentët në arrestimin e 14 anëtarëve të tjerë të organizatës, mes të cilëve ishin drejtuesit e saj, të cilët menaxhonin financimin e udhëtimit në fjalë./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne